Aktualitet

Çdo i punësuar në biznesin e vogël do të marrë një ‘pagë lufte’

Çdo i punësuar në biznesin e vogël do të marrë

Të gjithë të punësuarit dhe të vetëpunësuarit në biznesin e vogël do të marrin një ‘pagë lufte’. Kryeministri Rama deklaroi se nga vendimi i qeverisë do të përfitojnë 60 mijë e 440 persona, të cilëve u është mbyllur puna për shkak të koronavirusit.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Ne regjistrat e shtetit shuma e pagave mujore te deklaruara ne biznesin e vogel eshte 731 milone leke te reja. Por degjomeni me vemendje: Ne regjistrin e deklarimeve mujore  shpeshhere paga e vetme e deklaruar ne shtet eshte ajo e kryefamiljarit, e cila pergjithesisht deklarohet ne kufijte e pages minimale. Rruga e shkurter dhe me e thjeshta ne kete rast, do te ishte te thoshim sot, ne po i japim kryefamiljarit pagen minimale te deklaruar nga ai vete dhe jemi ne rregull me aritmetiken e regjistrit te pagave te deklaruara. Pra, 710 milion jane pagat e deklaruara nga biznesi i vogel, 710 milion po shperndajme edhe ne dhe me logjiken e ligjit e kemi shlyer detyrimin tone. Por ka nje shprehje te bukur populli yne, kur thote i takon me ligj e me zakon. E pra, ne e dime se ka shume famije te vetepunesuara, ku, shembull tipik, kryfamiljari deklaron pagen e tij mininale, por bashkeshorten e deklaron te punesuar pa page! Ja pse ne do t’ia japim edhe gruas se atij kryefamiljarit qe permenda me lart, pagen e luftes! Ne kete menyre, cdo i regjistruar, me page pa page, si i vetepunesuar nga familja ne biznes te vogel, do te marre nje page lufte dhe shuma 710 milione leke te reja e pagave te deklaruara nga biznesi i vogel ne kohe paqe, do te behet 1.57 miliarde leke te reja! Pra shteti do t’i jape biznesit te vogel dyfishin e shumes se deklaruar si pagesa ne kohe paqe, duke kompensuar keshtu te gjithe te punesuarit a vetepunesuarit ne nje biznes te vogel, qe nuk punojne dot per shkak te luftes - pavaresisht nese ne kohe paqe shume syresh figurojne si te punesuar pa page ne biznesin e tyre familjar! Keta jane plot 60 mije e 440 persona qe nuk do t’i leme vetem.