Aktualitet

Do ndërtojë Aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli: Do jetë investimi më i madh në rajon, sa do kushtojë

Do ndërtojë Aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli: Do

Kompania e biznesmenit dhe politikanit të njohur në Kosovë, Behgjet Pacolli u shpall fituese për të ndërtuar Aeroportin e Vlorës. Emri i tij u zbulua pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama i cili tha:

'Sot ne e kemi fituesin më në fund dhe jam shumë i lumtur që baza është një kompani e famshme, me vepra fantastike, që ka flamurin shqiptar, kompania e Behgjet Pacollit. Ky do ta ketë mundësinë të provojë investimin në Shqipëri, sepse sa herë takohemi më thotë ‘si nuk mu dha mundësia të bëjë diçka në Shqipëri, të lë gjurmë, të mbeten pjesë e veprës sime’.

Biznesmeni Pacolli ka reaguar për herë të parë në Facebook ku mes të tjerash tregon se investimi për ndërtimin e Aeroportit kap vlerën mbi 103,500,000 € në fazën e parë dhe në fazën e dytë (në 4 vitet e para) do të zhvillohet infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miljiona euro.

Kompania e Pacollit quhet “Mabetex International”, dhe biznesmeni thotë se ky investim konsiderohet si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon në kohërat e fundit.

Behgjet Pacolli:

Sot është një ditë e rëndësishme për kompaninë që unë themelova gati 30 vjet më parë.
Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për mijëra njerëz që do të përfitojnë nga ky investim.
Kompania “Mabetex International” ka fituar (për herë të parë në tokat shqiptare) një projekt madhështor në Shqipëri.

Është një nder dhe privilegj i madh për mua dhe kompaninë time, që më në fund të ngremë flamurin e Mabetexit në tokën shqiptare.

Në fakt, Mabetex International, me investimet e sajë do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës.
Projekti i Mabetexit u zgjodh si projekti më i mirë nga të gjithë ofertuesit.
Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që punuan shumë për të fituar këtë projekt dhe gjithashtu falënderoj Qeverinë Shqiptare për veprim të drejtë për të krijuar këtë mundësi.

Vlera e investimit është e madhe.

Në fazen e parë (në periudhën dy-vjeçare) do të ndertohët ndertesa e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën e Investimeve mbi 103,500,000 € dhe në fazën e dytë (në 4 vitet e para) do të zhvillohët infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miljiona € .
Ky investim konsiderohët si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon në koherat e fundit.

Do ndërtojë Aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli: Do

*Tiranapost.al.