Do pranoje para për të bërë vaksinën? Strategjia që ka zgjedhur Suedia për nxitje
Vende të ndryshme po gjejnë mënyra që të nxisin qytetarët të bëjnë vaksinën anti-Covid, mes shqetësimit për transmetueshmërinë e lartë të variantit Delta të virusit. Nëse Greqia, Italia dhe Franca po e kthejnë me detyrim për punonjësit si dhe me kufizime shërbimesh për qytetarët e thjeshtë, Britania ka ofruar ulje çmimesh dhe shërbime taksi falas për këdo të ri që pranon ta bëjë. E ndërsa Suedia ka zgjedhur të testojë metodë tjetër. Nëse pranon të bësh vaksinësh do marrësh në kupon 23 dollarë si stimul për të blerë diçka me këtë çmim. Por për një që nuk pranon a do bindej me aq?
Shkencëtarët suedezë po përpiqen të zbulojnë nëse stimujt motivojnë njerëzit të vaksinohen kundër Covid-19. Studiuesit në Universitetin Lund në Suedi kanë filluar një strategji studimi që do të testojë mënyra të ndryshme për të inkurajuar marrjen e vaksinave, me 8,200 persona të pavaksinuar nën moshën 60 vjeç që marrin pjesë.
Pjesëmarrësve iu ndanë rastësisht një nga katër teknikat e motivimit. Grupit të parë iu dha informacion në lidhje me vaksinat në dispozicion të tyre-në Suedi, ato janë vaksinat Pfizer-BioNTech, Janssen dhe Moderna për nën 60 vjeç.
Grupit të dytë iu kërkua të formulonte një argument që ata besonin se do të bindte dikë tjetër për të marrë vaksinën, ndërsa i treti u pyet për të bërë një listë të njerëzve të dashur që ata do të donin të mbronin me vaksinën.
Edhe një teknikë e katërt e shpërblimit me para të njerëzve për t'u vaksinuar u përdor tek disa nga pjesëmarrësit e studimit.
Studimi ende nuk ka nxjerrë rezultatet por sipas ekonomistit Meier, kur vjen fjala tek shpërblimi financiar efektet e patën një nxitje të vogël.
Kjo strategji me të vërtetë supozohet të motivojë njerëzit që në thelb tashmë duan të vaksinohen, por ata nuk gjejnë kohë disi ose thjesht mendojnë se është shumë fluks aktualisht. Këto stimuj mendoj se funksionojnë më mirë.
Por në përgjithësi në Suedi nuk po haset shumë në kundërshtim me vaksinimin, krahasuar me vende të tjera, si Italia, Gjermania apo Franca.
*Tiranapost.al.