Aktualitet

Do ta ndërtojmë HEC-in e Skavicës me forcat tona

Do ta ndërtojmë HEC-in e Skavicës me forcat tona

Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë premtoi ndërtimin e Hecit të Skavicës.

“HEC-i i Skavicës do të ndërtohet nga shteti. Qeveria po sheh mundësinë për një investim të madh të huaj në energjinë me erë. Përvec Skavicës, ka edhe projekte të tjera. Shumë shpejt do të materializojmë këtë investim. Projekti do jetë shumë shpejt në realitet. Faleminderit atyre që bënë të mundur këtë projekt. Falënderoj ministren dhe ndihmëset e saj, falënderoj edhe sipërmarrësit e huaj për ndihmën e pakursyer”, tha Rama.

Pesë vjet më parë, dy kompani turke, “Suzer” dhe “Nurol Holding” shprehën interes por që më vonë u tërhoqën.