Aktualitet

Prandaj është e bukur jeta! Batuta me kandidatët për KQZ-në e re: Çfarë tha Gjiknuri me ish-vartësin dhe ish-ministren

Prandaj është e bukur jeta! Batuta me kandidatët për

Sot dhe nesër mbahen seancat dëgjimore e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re, ku nuk kanë munguar batutat dhe të qeshurat mes anëtarëve dhe kandidatëve.

Helga Vukaj, ish-ministre teknike e Financave e zgjedhur në qeverinë e 2017 pas marrëveshjes Rama-Basha për monitorimin e procesit zgjedhor, ishte një prej kandidatëve  e cila bëri prezantimin:

Prandaj është e bukur jeta! Batuta me kandidatët për

“Jam Helga Vukaj, jam formuar si juriste në vitin 2000, më pas kam marrë një diplomë Master në Milano. Kam qenë ministre teknik e Financave, kam kontribuar falë integritetit, në përmbushje të detyrës së ngarkuar nga vullneti i shprehur i dy forcave politike për të qenë rojtar të votës së lirë. Kemi përcjellë një raport ne ministrat teknikë në detyrë për ruajtjen e votës, që ka marrë një vlerësim pozitiv nga OSBE”.

Pas deklaratës së saj erdhën reagimet nga anëtarët:

Alket Hyseni: Duhet të jemi të nderuar për një kandidaturë të tillë, e njoh personalisht, i shpreh mirënjohjen për aplikimin. Është një kandidaturë e kompletuar që do i bënte nder kujtdo nga këto institucione. Ndoshta edhe një thirrje për kolegun e opozitës

Myslym Murrizi: Po qe dakord partia juaj, Alket fol më Ramën, ne dakord jemi, se kjo nga partia jonë vjen. E njoh herët unë nga është, e njoh herët. Por nëse kësaj që thatë me fjalë i qëndroni edhe me votë, do ta shikojmë te seanca. Ti vlen!

Damian Gjiknuri: Unë do të jap një eksperiencë nga jeta ime. Isha në një pozicion dhe thanë të gjithë “Po”. Thanë ky kaloi tani po të hedhim të tjerët në votë të fshehtë dhe si përfundim asnjë votë nuk mora.

Prandaj është e bukur jeta! Batuta me kandidatët për

Një tjetër moment që tërhoqi vëmendjen ishte biseda mes Damian Gjiknurit dhe kandidatit për komisioner, Arben Xhiku, i cili u shpreh se kanë qenë brenda një administrate dhe madje ky i fundit ka qenë vartës i Gjiknurit.

Arben Xhiku: Kam qenë dhe brenda administratës. Kam qenë vartësi juaj.

Damian Gjiknuri: Vartësi im. Unë të njoh herët. Kam konsideratë për ty. Jeta kështu është, edhe ne kemi lëviz nga pozicioni. Prandaj është e bukur jeta. Të krijojë mundësi dhe horizonte të reja.

Arben Xhiku: S’është vendi për këtë lloj debati z/Gjiknuri. Të falënderoj.

Damian Gjiknuri: E njoh që në ’94. Nuk është avantazh të kesh lindur parakohe.

Mes kandidaturave është edhe ish-nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa, i cili u pyet nga Gjiknuri nëse ka pasur masë ndëshkuese në karrierën e tij.

Prandaj është e bukur jeta! Batuta me kandidatët për

“Po kam marrë një masë administrative, shkarkim si anëtar i KLD-së, masë që u konstatua nga gjykata e kundërligjshme dhe si e tillë është shfuqizuar, pra Kuvendi në 2014 ka shkarkuar dy anëtarë të zgjedhur më parë nga Kuvendi e ky vendim është shfuqizuar nga gjykata, deri në Gjykatën e Lartë”, tha Çela.

KQZ-ja e re do të ketë 3 nivele dhe 12 anëtarë. Anëtarët e komisionit janë, Damian Gjiknuri, Adnor Shameti dhe Alket Hyseni nga socialistët, opozita parlamentare nga Myslym Murrizi dhe Edmond Stojku dhe i mandatuari i opozitës jashtëparlamentare pranë Komisionit, Oerd Bylykbashi.