Aktualitet

Do të ndërtohen dy parqe fotovoltaike në Korçë

Do të ndërtohen dy parqe fotovoltaike në Korçë

Në Korçë do të ndërtohen dy parqe fotovoltaike me një investim tërësisht privat, ka bërë me dije ministrja e e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

“Kemi miratuar sot dy parqe fotovoltaike të cilat do të ndërtohen në qarkun e Korcës, secili nga 20 megavat orë. Pa mbështetje financiare nga shteti shqiptar, një investim totalisht privat, në një total prej 40 megavat orë”, tha Balluku.

Sipas ministres, shteti shqiptar do të përfitojë 2% të energjisë së prodhuar nga këto parqe fotovoltaike gjatë vitit në formë produkti apo në formë pagese.