Aktualitet

Përgjimet e “Ndraghetas”/ Ky është reagimi i Metës për personazhin që flet për të

Përgjimet e “Ndraghetas”/ Ky është reagimi i

Pas publikimit të përgjimeve të dosjes “Ndragheta” ku përmendet Presidenti Ilir Meta, ka reaguar ky i fundit.

Në një dalje për mediat Meta tha se gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë në këtë dosje hetimore duhet të ndiqet edhe nga institucionet vendase.

Në lidhje me mediat italiane lidhur me përgjimet ku përfshihen disa zyrtarë të lartë shqiptarë në çështje pastrami parash. Cili është komenti juaj, mendoni se SPAK duhet të nisë hetimet për këtë çështje?.

Meta: Pa diskutim që problemi i pastrimit të parave është i njohur nga të gjithë dhe i konfirmuar nga shumë institucione ndërkombëtare të cilat bëjnë vlerësimin apo kategorizimin e vendeve të caktuara në këtë drejtim dhe të gjitha çështjet që i referohen zhvillimit më të fundit në Itali, për gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë duhet të ndiqen menjëherë edhe nga institucionet tona.