Aktualitet

'Do të shihet a jam apo jo në Vlorë'. Kryeministri s`e ka vendosur ende qytetin ku do kandidojë

'Do të shihet a jam apo jo në Vlorë'. Kryeministri s`e


Një ditë më parë kryeministri tha se nuk duhet dëgjuar fjalët që thoshin se do e linte Vlorën për Durrësin, qytetin më të prekur nga tërmeti, e se ai do të jetë në Vlorë. Të paktën kështu u kuptua nga komunikimi i kryeministrit për mediat, ndërkaq sot shprehet se ende nuk e ka marrë një vendim.

"Si çdo betejë dhe çdo ndeshje fitohet kur mbaron. S’fitohet para se të fillojë. Jemi besimplotë se do fitojmë.

Së pari kandidoj s’kandidoj formalisht në Vlorë, Vlora s’më ka ndarë asnjëherë asgjë. Asnjë diskutim nuk ka që siç kemi bërë për Vlorën më shumë se sa 1 mandat më parë, dhe në këto 2 mandate se 100 vjet. Mandatin e 3-të do bëjmë më shumë se 2 të mëparshmit. Eksperienca më ka treguar se ndryshimi ka një impakt të madh energjizues fillim, më pas rrit pritshmëritë dhe krijon edhe pakënaqësitë. Do të shihet a jam apo jo në Vlorë. Vërtetë jamë më i gjatë se të tjerët, por në këtë rast jam i barabartë”, tha Kryeministri Rama pas mbledhjes me drejtorët e institucioneve në Vlorë.