Aktualitet

Do udhëtoni me avion drejt SHBA? Ambasada tregon kërkesat që duhet të plotësoni përpara se të niseni

Do udhëtoni me avion drejt SHBA? Ambasada tregon kërkesat që

Ambasada Amerikane në Tiranë, njofton se duke filluar nga data 26 janar të gjithë personat që duan të udhëtojnë me avion drejt SHBA, duhet të kenë me vete test negativ për Covid-19 ose prova që e keni kaluar virusin përpara se të udhëtoni.

Sipas njoftimit testi duhet të jetë i tre ditëve të fundit.

“Duke filluar nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion nga një vend tjetër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju duhet të paraqisni një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19 përpara se të udhëtoni. Mësoni më shumë mbi kërkesat për udhëtim duke klikuar këtu: https://bit.ly/3srOFLA”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.