Aktualitet

Doganat greke do mbajnë 48 orë grevë

Doganat greke do mbajnë 48 orë grevë

Doganat greke pritet të zhvillojnë një grevë 48-orëshe nga data 2 prill. Greva do të nisë në orën 08.00 të mëngjesit të 2 prillit.

Për shkak të kësaj greve do të jetë e pamundur hyrja dhe dalja në kufijtë greke, nga Shqipëria dhe çdo vend i rajonit.

Të vetmit që do lejohen të kalojnë janë këmbësorët pa bagazhe dhe pa çanta.

Sindikata e doganave tha se vendimi për fillimin e grevës ishte i pashmangshëm pasi qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga pikat e kërkesave të kësaj sindikate.