Aktualitet

Doktor Pipero tregon efektet që mund të japë vaksina, por nuk zgjasin

Doktor Pipero tregon efektet që mund të japë vaksina, por nuk

Doktor Pëllumb Pipero ishte në mesin e mjekëve që sot bëri vaksinën anti-Covid të Pfizer. Pas vaksinimit ai tregoi se ka disa efekte anësore por afatshkurtra: të tilla si skuqje, dhimbje, ndjesi të përzierash. Por doktori shton se këto efekte nuk zgjasin.


Doktor Pipero:

Avash avash e gjithë fasha e riskut të gjithë qytetarët në nevojë të jenë pjesë e këtij procesi që sot filloi. Jam njoftuar dje për të bërë vaksinën nga shefja e shërbimit. Përgjithësisht efektet anësore të kësaj vaksine janë të vogla afatshkurtra. Nuk kemi ende dijeni për efekte afatgjata. Bëhet fjalë për dhimbje, skuqje, të përziera gati  në të vjellë. Personat që e kanë bërë deri tani s’ kanë pasur asgjë.

Për siguri, të gjithë ata që bënë vaksinën apo do e bëjnë në vijim, do të monitorohen për rreth 30 minuta, siç ndodhi me kryeministrin Rama dhe me doktoreshën Najada Çomon, e të tjerët më pas.

Doktor Pipero tha gjithashtu se nuk është specialist i fushës për të treguar kategoritë e përjashtuara nga vaksinimi, por përmendi dy prej tyre: 'Fëmijët deri në 4 vjeç janë të përjashtuar dhe gratë shtatzëna'.