Aktualitet

Doktoreshë Bino tregon rastet kur duhet të shtyhet bërja e vaksinës anti-Covid

Doktoreshë Bino tregon rastet kur duhet të shtyhet bërja e

Nëse keni patur kontakt me një person të infektuar me koronavirus, duhet të shtyni datën e vaksinimit anti-Covid me 14 ditë. Ndërsa nëse keni në familje më shumë se një person të infektuar, duhet pritur një muaj. Këtë ka thënë Shefja e Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino. Ajo u bën thirrje qytetarëve të mos fshehin asnjë problem shëndetësor që kanë patur, nëse pyetjen nga mjekët në qendrat e vaksinimit.

Silva Bino:

“Duhet të kalojnë dy javë pas kontaktit me persona të infektuar, atëherë pastaj të vaksinohet. Këto janë pyetje shumë të rëndësishme, ka raste që janë asimtomatikë dhe normalisht nuk duhet të vaksinohen derisa të përfundojë periudha dy javore e inkubacionit. Kur janë brenda familjes dhe janë disa persona mes tyre duhet të kalojë dy herë periudha e inkubacionit”.

Me mbërritjen e katër llojeve të vaksinave, Pfizer, AstraZeneca, Coronavax dhe Sputnik V, në Shqipëri po vijon procesi i vaksinimit masiv dhe pritet të ulet fasha në mbi 65 ose 60 vjeç, ku prioritet kanë ata me sëmundje kronike.

Doktoreshë Bino thotë se të gjitha vaksinat e përfshijnë këtë grupmoshë: Të gjitha vaksinat kanë indikacion për të vaksinuar persona mbi 65 vjeç edhe me sëmundje bashkëshoqëruese. Mjafton që kjo të mos jetë në fazën e riakutizimit. Prandaj merret një lloj anamneze.Të gjitha vaksinat të mbrojnë ndaj sëmundjeve të rënda 100 % edhe ndaj vdekjeve.

*Tiranapost.al