Aktualitet

Doktoreshë Fico: Nuk do ngurrojmë të marrim masa të tjera kufizimi anti- Covid!

Doktoreshë Fico: Nuk do ngurrojmë të marrim masa të tjera

Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk do të ngurrojë të marrë masa të tjera kufizimi nëse situata me koronavirusin rëndohet. Në një intervistë Drejtoresha e ISHP, Albana Fico tha se pandemia nuk varet vetëm nga numri i të infektuarve, teksa u bën apel të prekurve me Covid që të mos rezistojnë duke mos kërkuar asistencë mjekësore. Nëse do ketë plan masash të reja për fundvitin ende nuk ka një vendim, ndërsa deri më tani është mësuar vetëm se si do të vijojë mësimi nga 1 dhjetori.

Albana Fico: 

Shifrat e demonstrojnë situatën e vështirë ku jemi. Këto janë masa të mirëmenduara. Të gjithë faktorët janë diskutuar duke u bazuar në faktorë të ndryshëm. Në të gjithë këtë situatë që po kalojmë. Me shpejtësi janë vendosur në funksion kapacitetet testuese dhe ato spitalore. Spitali COVID 4 është gati së bashku me personelin mjekësor. Një apel për qytetarët është që të mos ngurojnë të kërkojnë ndihmën e shërbimit mjekësor. Ka një moment për të qëndruar në shtëpi që e mbështet mjeku i familjes ndërsa ka dhe një moment që duhen shtruar në spital. Nuk do të ngurojmë që të marrim masa të tjera për të kufizuar transmetimin e këtij virusi. Pandemia nuk varet vetëm nga numri i të infektuarve.

645 raste të reja u konfirmuan me koronavirus në vendin tonë në 24 orët e fundit. Numri i viktimave mbetet i lartë, me 18 të infektuar sot të cilët nuk e fituan dot betejën me virusin.