Aktualitet

Doktoreshë Rovena Daja apel qytetarëve dhe bizneseve: Për sa kohë nuk ka vaksinë…

Doktoreshë Rovena Daja apel qytetarëve dhe bizneseve: Për sa

Me rritjen e numrit të të infektuarve, apeli nga ministria e Shëndetësisë për qytetarët dhe bizneset është që të zbatojnë në mënyrë strikte të gjitha rregullat dhe protokollet e sigurisë. Situata epidemiologjike tregon jo vetëm raste të reja, por edhe pacientë që kanë nevojë për terapi intensive, ndaj doktoreshë Rovena Daja u drejtohet qytetarëve dhe bizneseve:

‘U drejtohemi me një lutje gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë rigoroz në zbatimin e protokolleve të sigurisë, të vendoset detyrimisht maska në shërbim, edhe nga çdo qytetar kur është e pamundur ruajtja e distancës fizike, si e vetmja mënyrë për kufizimin e përhapjes së infeksionit.

Të nderuar qytetarë, rastet ditore do të vazhdojnë të shfaqen në ndërmarrje biznesi, institucione, nëse ju nuk zbatoni rregullat e vendosura. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke vendosur maskën kur nuk ruani dot distancën, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njërëzve tuaj të dashur. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve'.

Ministria e Shëndetësisë rikujton se për sa kohë nuk ka një vaksinë, duhet të përshtatemi me normalitetin e ri:

‘Për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur’.

Personat që kanë nevojë për këshilllim psikologjik apo informacion për koronavirusin, duhet të telefonojnë në numrin 08004040.

Ndërsa personat që dyshojnë se janë të infektuar apo po përpjetojnë shenja të koronavirusit, duhet të mos neglizhojnë dhe të telefonojnë në numrin e Urgjencës: 127.