Aktualitet

Doktori nga SHBA: Pasojat e asaj që ndodhi tek Pazari i Ri do i shihni me shifra të infektuarish premten!

Doktori nga SHBA: Pasojat e asaj që ndodhi tek Pazari i Ri do i shihni me

Ky është paralajmërimi i doktort Arban Domit, i cili thotë se të shtunën në mëngjes pa se çfarë ndodhi tek Pazari i ri, me njerëz që qëndronin ngjitur me njëri tjetrin. Ai tha se njerëzit që nuk qëndrojnë në shtëpi dhe nuk ruajnë distancën, duke respektuar edhe radhën janë të papërgjegjshëm dhe kjo është një gjë e papranueshme. Kjo pakujdesi do të reflektohet të premten deri të martën, paraljameroi doktori duke thënë se do të shihet një numër në rritje i të infektuarve.

Arban Domi, drejtor i zhvillimit të vaksinave në kompaninë Geovax, SHBA:

Të shtunën në mëngjes, pashë se çfarë ndodhi në Tiranë në pazarin e ri, dua të them se është e papërgjgjshme dhe e papranueshme që gjithë java e izolimit mund të them që shkoi në ajër. Njerëzit shumë afër njëri tjetrit dhe fatkeqësisht pres një rritje të infeksionit nga e premtja deri të martën, fatkeqësisht.  Masat u morën në mënyrë drastike dhe në mënyrë shumë të drejtë, Në këtë rast gjëja e mirë ishte se kur u panë shumë njerëz teksa drejtoheshin tek pazari të mbyllej. Ata duheshin shpërndarë menjëherë.

Kujtojmë se dy ditë më parë një tregtar dhunoi një të moshuar tek Pazari. Bashkia e Tiranës i hoqi lejen.