Aktualitet

Fleckenstein këshilltar i Gramoz Ruçit: Fillojmë punën për anëtarësimin

Fleckenstein këshilltar i Gramoz Ruçit: Fillojmë punën

Ish raportuesi për Shqipërinë në BE, tashmë me një post të ri si këshilltar i Kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, për procesin e integrimit, ka reaguar me një status në Twitter. Knut Fleckenstein, shkruan se ndihet i lumtur që tashmë do të fillojë punën drejt anëtarësimit të plotë të vendit në BE. Falenderon Kreun e Kuvendit për besimin dhe thekson rolin e parlamentit në këtë proces.

Reagimi i plotë i Fleckenstein:

I lumtur që do filloj punën drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Be. Parlamenti shqiptar po luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Faleminderit Presidentit të Parlamentit për besimin e tij. Në pritje të bashkëpunimit me të gjithë aktorët shqiptarë.

Fleckenstein këshilltar i Gramoz Ruçit: Fillojmë punën

-Ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE dhe ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein, do të jetë këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në vendimin e siguruar nga “BalkanWeb” thuhet se Fleckenstein emërohet këshilltar për Integrimin në kabinetin e kryetarit të Kuvendit.

Fleckenstein vjen nga radhët e social-demokratëve gjermanë. Ai u zgjodh deputet i PE në vitin 2009 dhe ishte në detyrë deri vitin e kaluar.