Aktualitet

Dokumenti që zbulon dënimet me vdekje të Qazim Mulletit

Dokumenti që zbulon dënimet me vdekje të Qazim Mulletit

Erion Braçe është përfshirë në debatin për figurën e Qazim Mulletit. Pas një kërkese të PD-së në komisionin e Sigurisë dhe atë të Medias, për të kërkuar dëshmi të aktorëve të një komedie me titullin “Prefekti” për ish-kryebashkiakun e Pushtimit Fashist dhe reagimit të mbesës së Qazim Mulletit, Besfortës, për fyerje të familjes, Braçe shkruan sot:

"Fashizmi nuk është opinion,

As teatër, As komedi!

Fashizmi është krim!

Urdhëroni:

Kur pushkatoheshin antifashistë në Tiranë dhe prefekti kishte ‘nderin’ të raportonte kështu!

Puthini dorën tani!”.

Dokumenti që zbulon dënimet me vdekje të Qazim Mulletit

Statusin e shoqëron me një dokument të firmosur nga Mulleti përmbajtja e të cilit është: Kemi nderin t`ju njoftojmë se mëngjesin e sotshëm nga ora 3:30 u krye rregullisht ekzekutimi i dënimit me vdekje të Hamdi Mëzezi, Nikolla Tupe dhe Ferit Xhajko”.