Aktualitet

Dorëhiqet kreu i Kadastrës në Sarandë për arsye politike

Dorëhiqet kreu i Kadastrës në Sarandë për arsye

Ardian Kola, pas 14 muajsh në detyrë si kreu i Kadastrës së Sarandës ka dhënë dorëheqjen nga posti. Ai ka treguar se dorëheqja ka ardhur si pasojë e angazhimit të tij në fushatën e zgjedhjeve të ardhshme, pasi do të kandidojë si kryetar i degës lokale të PS-së në Sarandë.

Në reformën Zgjedhore, parashikohet që zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet të jenë të paktën 9 muaj larg nga sot. Partia Socialiste ka filluar me organizmin e strukturave për të filluan punën për zgjedhjet e 2021-it. Gjithashtu PD ka nisur një proces përzgjedhjeje.

Ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve kanë krijuar një tjetër ngërç, pasi opozita jashtëparlamentare është shprehur kundër këtyre ndryshimeve. PD –LSI kërkojnë lista të hapura 100% dhe mosprekjen e koalicioneve.

Nuk dihet nëse palët politike, do ndjekin këshillën e ndërkombëtarëre që të vijojnë takimet në tryezën e Këshillit Politik.