Aktualitet

Dorëzohet në SPAK kallëzimi për 21 janarin, Manja: Ora për drejtësi

Dorëzohet në SPAK kallëzimi për 21 janarin, Manja: Ora

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manjatha se ditën e sotme do të bëjë kallëzim në SPAK për vrasjet e katër qytetarëve më 21 janar 2011, pas audio-përgjimit që u publikua nga mediat. Manja u shpreh se i takon SPAK-ut të vërtetojë nëse prova është autentike, duke shtuar se vrasjet janë vrasje shtetërore dhe duhet të hetohen në mënyrë ojektive.

"Ora që SPAK të bëjë drejtësi, kaseta tregon se ishte krim shtetëror. Nëse prova është autentike apo jo i takon SPAK-ut ta vërtetojë. Vrasja është vrasje dhe është më rënduese kur ndodh nga muret e kryeministrisë. Ka një fakt të ri që duhet të hetohet në mënyrë objektive nga SPAK. Ne nuk i hyjmë nëse prova që ka dalë është autentike apo jo por kjo i takon SPAK-ut që të hetojë dhe ta deklarojë një gjë të tillë. Ato që ndodhën më 21 janar nuk kanë asnjë justifikim. Kushdo që i justifikon ato vrasje bën një krim tjetër kundër drejtësisë. S’mund të barazohen vrasësit me protestues të lirë, njerëz me duan në xhepa. Ish-Kryeministri e ka thënë që përsëri po të isha në të njëjtat kushte do kisha marrë snajperin dhe do të kisha vrarë edhe Edi Ramën. Edhe vetëm për këtë deklaratë do të duhej të merrej i pandehur. Ne nuk e kemi pritur nga drejtësia e vjetër por tashmë SPAK”, tha Manja.