Aktualitet

Dorëzohet sot raporti me kërkesën për shkarkimin e Metës në Kushtetuese

Dorëzohet sot raporti me kërkesën për shkarkimin e

Sot presidenti Ilir Meta ka kthyer ligjin për “Për sektorin minerar”. Sipas Kreut të Shtetit, amendamentet, jo vetëm janë miratuar përmes një procedure aspak transparente, por sipas tij, shkelin rëndë Kushtetutën, si dhe heqin në mënyrë arbitrare të drejtën e pronës.

Por njëkohësisht Kuvendi sot pritet të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese raportin e Komisionit Hetimor me kërkesën për të shkarkuar presidentin.

Kuvendi shkarkoi Ilir Metën me 104 vota pro, ndërkohë që do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë për presidentin, nëse do ta shkarkojë nga detyra apo jo. Nuk dihet se sa mund të zgjasë procesi, dhe nëse do ketë një vendim deri në shtator kohë kur konstituohet parlamenti i ri dhe qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Presidenti Meta i pyetur gjatë një konference për mediat nuk iu përgjigj pyetjes nëse do të dekretojë qeverinë e re, por ai foli për bashkëpunim me maxhorancën dhe opozitën për hir të procesit të Integrimit të vendit në BE.

*Tiranapost.al.