Aktualitet

Dosja CEZ në Apel: Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Hajdari, miqësi familjare me Berishën

Dosja CEZ në Apel: Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Hajdari,

Kërkesa në emër të Kuvendit është bërë nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili kërkon që të përjashtohet gjyqtarja Fatmira Hajdari (bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari) nga gjykimi i padisë të bërë nga kuvendi për privatizimin e Cez-it, ku palë e akuzuar është ish kryeministri Berisha dhe djali i tij Shkëlzen Berisha.

Balla i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Apelit në Tiranë ku kërkon që gjyqtarja Hajdari të mos jetë pjesë e trupës së gjyqtarëve, duke prenteduar se ka miqësi familjare me ish kryeministrin Berisha dhe familjarët e tij.

“Kuvendi me  fletë-thirjen e  ardhur me datë 29.05.2020, njoftohet për  shqyrtimin e ankimit  në Gjykatën e Apelit Tiranë, në  dhomë këshillimi në datë 03.06.2010, me trupë  gjykuese të përbërë nga  gjyqtarët Fatmira Hajdari  dhe Alaudin Malaj.

Gjyqtaria Fatmira Hajdari  e cila është  caktuar  si anëtare  e trupës gjyqësore që do të shqyrtojë  ankimin e  depozituar nga Kuvendi , ndodhet në kushtet e  parashikuara nga neni 17 pika 1 shkronja “ë”  të Kodit të Procedurës Penale, pasi  ekzistojnë shkaqe  të rëndësishme njëanshmërie. Gjyqtaria Fatmira Hajdari ka miqësi familjare me ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjaret e tij , fakt ky i njohur botërisht", thuhet në kërkesën e Taulant Ballës.

Më tej Balla arsyeton se "në kushtet kur kallëzimi  i Kuvendit  implikon  shtetasit Shkelzen Berisha   dhe   Sali Berisha për  lidhje me  shtetasin Ndue Kalaj  i dyshuar  për ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, pjesëmarrja e gjyqtares Fatmira Hajdari në shqyrtimin e  ankimit të depozituar nga Kuvendi, duke  qenë së ka miqësi të afërt më familjen Berisha, përbën  shkak për  njëanshmëri në shqyrtimin e çështjes”, thuhet në kërkesën e Ballës.

Ndërkaq, me datë 7 shkurt  Kuvendi ka ankimuar në apel vendimin e Gjykatës së Tiranës për çështjen e CEZ. Gjykata e Tiranës e pushoi si çështje me pretendimin se nuk kishte vepër penale.

Pas hetimeve gati 3-vjeçare Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë çështjen lidhur me procedurën e privatizimit të OSSH nga çekët e CEZ në vitin 2007.

Gjyqtari Lazër Sallaku i cili mori vendimin e konsideroi të mbyllur dosjen CEZ pas konkluzioneve se hetimet nuk dhanë rezultat dhe nuk u gjendën element të veprave penale për ish-zyrtarët e akuzuar.

Në vendimin e Gjykatës thuhej që socialistët pretendonin se biznesmeni Nuel Kalaj, për shkak të lidhjeve që kishte me Shkëlzen Berishën kishte ndikuar në çështjen e privatizimit. Si prova për këtë paraqiteshin disa e-maile të shkëmbyera mes Kalajt dhe përfaqësuese të kompanisë çeke CEZ.

Por gjykata arsyetoi se nga përmbajtja e e-maileve Ndue Kalaj si mik i Shkëlzen Berishës nuk ka pasur asnjë ndikim për privatizimin e OSSH të CEZ.

Çështja e famshme vazhdon sot në Apel.

Kërkesa: 

Dosja CEZ në Apel: Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Hajdari,