Drejtoresha e Tatimeve thirrje tatimpaguesve: Keni kohë deri në 5 qershor për të aplikuar për pagat e luftës së punonjësve
E Shtunë 30 Maj 2020, 14:30
TiranaPost
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka zbritur sot në terren për komunikim të drejtpërdrejtë me bizneset në kryeqytet.
Ibrahimaj tha se janë 32 mijë të punësuar që i shtohen pagesës së pagës së dytë të luftës dhe tregoi afatin e fundit që bizneset kanë për të aplikuar për punonjësit e tyre.
“Janë 32 mijë të punësuar që i shtohen pagesës së pagës së dytë të luftës. Të gjithë tatimpaguesit duhet të aplikojnë brenda datës 5 qershor që të bëjnë aplikimet për punonjësit, në të kundërt punëdhënësit do të sanksionohen dhe punonjësve do t’ua çojmë direkt në llogari 400 mijë lekëshin”, tha Drejtoresha e Tatimeve Ibrahimaj.