Aktualitet

Drejtori i Emergjencave Civile reagon për zjarret: Bashkitë duhet t’i përballojnë vetë, ja rasti kur ndërhyjnë Forcat e Armatosura

Drejtori i Emergjencave Civile reagon për zjarret: Bashkitë duhet

Bashkitë duhet që t’i përballojnë fillimisht vetë zjarret dhe më pas nëse do të jetë e nevojshme do ndërhyjnë Forcat e Armatosura. Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, reagoi me këtë thirrje në një deklaratë për mediat lidhur me zjarret që kanë janë regjistruar në disa zona të vendit.

Drejtori i Emergjencave Civile reagon për zjarret: Bashkitë duhet

Në deklaratën e tij, Çako bëri me dije se vetëm brenda muajit korrik janë evidentuar 168 vatra zjarri, disa prej tyre të shkaktuara nga temperaturat dhe disa të tjera kanë qenë të qëllimshme.

“AKMC ka konstatuar se disa bashki rendin të kërkojnë ndërhyrjen e FA pa ezauruar më parë kapacitetet e tyre, veprim i cili sjell një faturë financiare disa herë më të lartë se sa ajo që ligji parashikon për pushtetin vendor në rastin e emergjencave civile. Në bazë të ligjit të ri, AKMC si strukturë koordinuese ju rikujton bashkive që nuk zbatojnë ligjin se do të përballen me penalitete për çdo rast, kur nuk respektojnë dispozitat ligjore për përballimin e emergjencave civile. Duhet të jetë e qartë nga të gjithë se mbrojtja civile nuk është thjesht një kompetencë e shtuar për to, por një detyrim dhe një përgjegjësi primare e tyre, për të cilat duhet të jenë të përgatitura me njerëz, mjete, strategji vendore, plane veprimi dhe buxhetim përkatës. Në çdo rast fatkeqësie, janë vetë bashkitë ato të cilat mbajnë rolin dhe peshën kryesore për të garantuar mbrojtjen e jetës së njerëzve, gjësë së gjallë, pronës, trashëgimisë kulturore dhe mjedisit, ndërkohë që angazhimi i strukturave qendrore operacionale siç janë FA apo Policia e shtetit sipas ligjit vjen vetëm pas ezaurimit të resurseve në nivel vendor”, tha ndër të tjerash ën deklaratën e tij Çako.