Aktualitet

Drejtori i OSHEE-së në Lezhë gjendet i dhunuar në makinë, dërgohet me urgjencë drejt Traumës

Drejtori i OSHEE-së në Lezhë gjendet i dhunuar në

Drejtori i njësisë se OSHEE-së në Lezhë Edmir Përndreca është dhunuar mbrëmjen e sotme në zonën e Shënkollit.

Ai është gjetur në makinë me fraktura në disa pjesë të trupit dhe është marrë nga ambulanca dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë, Edmir Përndreca ka qenë duke lëvizur me makinë dhe është goditur nga një mjet nga mbrapa dhe më pas ka dalë për të parë goditjen ndërsa personat që kanë qenë në mjetin tjetër kanë dalë gjithashtu nga makina dhe e kanë dhunuar Përndrecën.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Shënkollë – Lezhë, automjeti i OSHEE-së që drejtohej nga shtetasi E. P. 43 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i OSHEE Lezhë, është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër. Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht shtetasin E. P.

Shtetasi E.P, ka marrë dëmtime fizike dhe po mjerr ndihmë mjekësore ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve për veprime të mëtejshme.