Drejtori i Policisë së Shtetit: Personi që sulmoi Berishën s’ka qenë kurrë pjesë e Policisë
E Martë 6 Dhjetor 2022, 18:51
TiranaPost
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka hedhur poshtë deklaratat e Berishës gjatë konferencës për shtyp pas protestës se personi që e qëlloi me grusht është agjent i policisë kriminale.
“Në lidhje me deklaratat e Berishës në konferencën për shtyp ku pohoi se Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale sqarojmë opinionin publik se shtetasi Gert Shehu, nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i policisë kriminale në asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit. Nuk është përdorur kurrë si i infiltruar, apo si burim i informacionit. Policia shpreh keqardhjen për deklaratat”.
Ai tha se dokumenti për shëndetin mendor është dhënë për mediat nga vetë familjarët e tij.