Aktualitet

Drejtori i shkollës flet për abuzimin e 15-vjeçares: Roja u ngrinte zërin, por...

Drejtori i shkollës flet për abuzimin e 15-vjeçares: Roja u

Drejtori i shkollës në Babrru të Kamzës ku studionte e mitura në kohën që nisi abuzimi, tregon se nuk kishte dijeni për ngacmimet seksuale nga roja.

Besnik Daci, drejtori i shkollës 9 vjeçare “Azem Hajdari”, thotë se nuk ishte bërë asnjë denoncim nga prindërit apo nxënësit për rojën e shkollës, ndërkohë që thotë se ai sillej keq me ta dhe u ngrinte zërin.

“Është çështje e cila ka ndodhur jashtë territorit të shkollës, jashtë institucionit arsimore. Është çështje që lidhet me veprimtari të shkuar. Theksoj se në mënyrë kategorike nuk kam pasur asnjë ankesë nga prindërit, asnjë ankesë nga nxënësi, asnjë ankesë nga mësuesi kujdestar. Të gjitha ankesat që kanë qenë për natyra të tjera janë trajtuar me përparësi. Kjo ankesë është marrë vesh vetëm kur u bë publik nga media. Mund të kem pasur 2-3 ankesa nga prindër për një ton të lartë të tij, për një të bërtitur, për të cilën e kam këshilluar që të jetë sa më etik në marrëdhëniet e punës”, thotë Daci për “ABC Neës”.

Ai shton se 65-vjeçari Abaz Doku është transferuar në një tjetër shkollë për arsye personale dhe në vend tij, si roje i shkollës u punësua djali i tij.