Drejtori i Spitalit 'Shefqet Ndroqi' ka një mesazh për të gjithë: Virusi është bërë më agresiv
E Mërkurë 21 Tetor 2020, 20:53
TiranaPost
Drejtori i spitalit COVID 2, ‘Shefqet Ndroqi’, doktori Perlat Kapisyzi ka përcjellë një mesazh ndërgjegjësues për qytetarët, duke bërë thirrje për maskat si një masë për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Doktori tregoi edhe si virusi kishte pësuar mutacion dhe është bërë më i rrezikshëm, nisur nga pyetjet e qytetarëve:
'Virusi Sars-Cov2 ka pësuar mutacion genetik ku një nga më të rëndësishmit është D614G, ky mutacion ka bërë virusin më aftësi më ngjitëse, duke rritur ngarkesën virale. Tashmë shumë studime kanë vërtetuar se sa më e madhe ngarkesa virale aq më e lartë sëmundshmëria dhe vdekshmëria. Virusi është bërë më agresiv', tregon doktor Kapisyzi.
Video-mesazhin e tij e ka publikuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.