Drejtori që dhunon prej vitesh nxënësit në Lezhë! Deklarata e ekspertit dhe pse ministria e arsimit hesht
Eksperti i arsimit Albano Zhapaj në një intervistë për Euronews flet për një video që e ka në celular teksa një drejtor në Lezhë dhunon nxënësit.
Ai sqaron se për këtë situatë ka informacion dhe Ministria e Arsimit, por deri më sot nuk janë marrë masa. Zhapaj nuk ka përmendur emra.
“Unë disponoj një video në telefonin tim, ku një mësues në Lezhë i rreh aq fortë nxënësit, rrihet me grushta me ta, sot është drejtor shkolle kush e heq atë? I ka filmuar dikush dhe m’i ka dërguar. Janë animimet në strukturat e posaçme. Ankesa ka shkuar deri në Ministri dhe nuk i ka ndodhur asgjë. Është e disa viteve më parë, nuk është e tanishme, kuptohet. Ai vazhdon detyrën, është akoma drejtor shkolle. Drejtor ka qenë edhe atëherë dhe është jashtë profilit mbi të gjitha. Videon nuk e publikoj dot sepse nëse e bëj do të marr më qaf atë që ma ka çuar”, tha eksperti i arsimit Albano Zhapaj.