Aktualitet

“Drita e shumëpritur në fund të tunelit”, dëshmitë e mjekëve pas vaksinës kundër-Covid

“Drita e shumëpritur në fund të tunelit”,

“Drita e shumëpritur në fund të tunelit”, kështu shkruan ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu teksa ka publikuar dëshmitë e disa mjekëve që bënë vaksinën kundër Covid në stadiumin “Air Albania”.

Në dëshmitë e tyre mjekët thonë se vaksina ishte drita e shumëpritur në fund të tunelit dhe se ndihen të privilegjuar që po bëjnë vaksinën.

“E kam pritur me shumë dëshhirë vaksinën anti-Covid dhe ndoshta hy tek ajo pjesë që thotë se pata privilegjin për ta bërë vaksinën”, tha një prej mjekeve.

“Kemi thënë që nuk shohim dritë në fund të tunelit për faktin se nuk kishte asnjë medikament, tani që doli vaksina do të thoja që kjo është drita e shumëpritur”, tha një tjetër mjek.

“'Drita e shumëpritur në fund të tunelit', dëshmitë e mjekëve të vijës së parë të betejës me COVID19 pasi kanë kryer vaksinën anti-Covid në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin Air Albania”, shkruan Manastirliu në krah të videos.

Prej datës 11 janar vaksinimi anti-Covid për personelin shëndetësor të vijës së parë të luftës kundër COVID-19 në vijon në “Air Albania” dhe deri tani janë vaksinuar mjekë, infermierë dhe epidemiologë.