Aktualitet

Drita jeshile është ndezur, por ky koronavirus është tinëzar

Drita jeshile është ndezur, por ky koronavirus është

Najada Çomo e cila do të jetë deputete e PS në parlamentin e ardhshëm thotë se Shqipëria po hyn në një zonë jeshile tashmë, lidhur me situatën e koronavirusit. Në intervistën për News 24 ajo tha se kjo verë do jetë ndryshe pasi pritet të ketë më shumë turistë, dhe se situata nga Covid do të përmirësohet nga qershori dhe më tej. Por ajo bën apel të mos mungojë vigjilenca: Ky virus është tinëzar.

Si doktoreshë e sëmundjeve infektive Najada Çomo tha:

Nga kemi filluar vaksinimin. Ne lancojmë përditë numrin e të vaksinuarve, të të infektuarve dhe fataliteteve. Do jemi një vend, s’po them free, por do jemi vend që do kemi situatë mjaft të mire nga Covid në qershor e më pas dhe këtë gjë e tregojnë shifrat.

Vaksinat e bëra janë arma më e fortë. Shqipëria po hyn në zonë jeshile dhe urojmë të shkojë gjithçka në mënyrë pozitive. Situata është jo e lehtë, por drita jeshile është ndezur dhe duhet mbajtur e ndezur. Por, ky është virus tinzar, dhe duhet gjithmonë kujdes. Është një armatë e vaksinuar në vend dhe sidomos ata njerëz, që punojnë në hoteleri në zona kyçe, pra ku ka përhapje të Covid.

Virusi po eliminohet në mënyrë graduale. Kjo sepse një pjesë e mirë e popullatës është vaksinuar. Procesi i vaksinimit uroj që të ecë me këto ritme. Një nga armët e fuqishme të frenimit të sëmundjes, është vaksinimi.

Më tej Çomo tha se Edi Rama është kryeministri i duhur dhe në kohën e duhur në përballimin e pandemisë në vendin tonë:

Kryeministri Rama ka meritë për përmirësimin e situates nga koronavirusi, unë besoj se është kryeministri i duhur dhe në kohën e duhur, që dha shumë për të përmirësuar situatën nga Covid. Duhet të mos harrojmë se popullata shqiptare, njësoj si popullatat e tjera, ka edhe sëmundje të tjera. Pra, janë edhe sëmundje të tjera, që sjellin pasojën e humbjes së jetës. Është krejt e pamundur që të fshehësh një vdekje nga Covid. Nuk ka gjasa dhe arsye pse të fshehim vdekjet nga koronavirusi. Po ne jemi ende në luftë. Popullata nuk duhet të ketë frikë, por duhet të mos humbim vëmendjen. Ne kemi mirë-menaxhuar pandeminë. Jemi e do jemi deri në fund në gatishmëri për punë.

*Tiranapost.al.