Aktualitet

Duket sikur e keqja po kalon, por kujdes dhe të mos harrojmë! Video-mesazhi nga doktor Lilaj

Duket sikur e keqja po kalon, por kujdes dhe të mos harrojmë!

Doktor Krenar Lilaj shfaqet në një video-mesazh për situatën e pandemisë, ku thotë se duket sikur e keqja po kalon, por bën apel për kujdes. Doktori shprehet me keqardhje për humbjen e jetëve, por kujton se po luftohet me një sëmundje që në disa raste, ishte mjaft e vështirë për t’u trajtuar. 

“Në sajë të ndihmesës jo vetëm të mjekëve, por edhe të gjithë stafit mjekësor, mjaft pacientë u shëruan. Me keqardhje mund të them se pati edhe humbje, por na u desh të luftonim me një sëmundje e cila në disa raste ishte mjaft e vështirë për t’u trajtuar. Megjithatë, falë punës dhe sakrificës jo vetëm të mjekëve por të të gjithë stafit mjekësor, mbështetjes së qeverisë dhe qytetarisë që treguan të gjithë qytetarët, duket sikur e keqja po kalon”. 

Më tej, në mesazhin e tij Lilaj thotë se pavarësisht se po i rikthehemi normalitetit, pandemia nuk është asgjësuar; Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që të ruajmë rregullat e distancimit fizik dhe sidomos të higjienës

“Të mos harrojmë ditët e fillim marsit. Ende duhet të tregohemi të kujdesshëm që vështirësitë e kësaj epidemie të mos përsëriten. Ajo po mundet, por ende nuk është asgjesuar. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që të ruajmë rregullat e distancimit fizik dhe sidomos të higjienës. Vetëm kështu do t’i rikthehemi sërish normalitetit të plotë”.

Ass. Prof. Krenar Lilaj, ka koordinuar shërbimin e Anestezi- Reanimacionit në dy spitalet COVID.

Video-mesazhin e tij e ka postuar ministrja Manastirliu në Facebook.