Dumani: Në sistem ka ende të korruptuar! Kaluan vetingun, por vazhdojnë kryejnë akte korruptive
Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë një aktiviteti të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit është shprehurse problematika më shqetësuese nuk janë subjektet e shkarkuara nga vetingu, por ata që kanë kaluar këtë proces dhe vazhdojnë të jenë pjesë e sistemit.
“Ne nuk kemi qenë të verbër nga organet e vetingut, kemi regjistruar me iniciative hetime kryesisht për veprën penale te korrupsionit. Janë çështje që i kemi në hetim dhe jemi të kujdesshëm duke bërë filtrime të vendimeve të vetingut. Sot që flasim SPAK ka marrë nën ndjekje penale, gjyqtare të gjykatës kushtetuese, gjykatës se lartë, anëtarë të KPA, prokurorë të përgjithshëm. Kemi një numër të madh subjektesh dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë do kemi indicie apo të dhëna. Shqetësimi më i madh nuk janë të shkarkuarit, por ata që janë konfirmuar në detyrë dhe ky është fokusi ynë. Sepse ata janë në sistem dhe mund të kryejnë akte korruptive. Secili institucion të përmbushë detyrimet e veta. I bëj thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo akt korruptiv të gjyqtarëve apo prokurorëve. Institucionet përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit duhet të jenë aktive dhe të furnizojnë SPAK me informacion”, tha Dumani.