Aktualitet

Dy viktima nga koronavirusi. Sa të infektuar u shënuan sot dhe në cilat zona

Dy viktima nga koronavirusi. Sa të infektuar u shënuan sot dhe në

106 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 832 teste të kryera, ndërsa dy qytetarë nga Tirana e kanë humbur betejën me Covid.

Rastet u zbuluan në: 

31 në Tiranë, 12 në Durrës, 10 në Shkodër, 6 raste në Korçë, Kukës, Lushnje, 5 raste në Dibër, 4 raste në Fier, Kavajë, 3 raste në Kurbin, Elbasan, 2 raste në Devoll, Lezhë, Vlorë, 1 rast në Krujë, Rrogozhinë, Mat, Gjirokastër, Përmet, Divjakë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Klos, Patos.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 2 qytetarë nga Tirana që humbën jetën janë: Një 66 vjeçar dhe një 73 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në dy spitalet e Covid po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive, 5 të intubuar.

Ndërsa 137 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid në 24 orët e fundit. 

COVID-19 – Statistika (27 Shtator 2020)
Testime totale 85.554
Raste pozitive 13259
Raste të shëruara 7534
Raste Aktive 5348
Humbje jete 377 (Qarku Tiranë 179, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2637
Durrës 587
Shkodër 386
Elbasan 309
Lezhë 298
Fier 250
Korçë 240
Vlorë 200
Kukës 154
Berat 108
Dibër 104

Gjirokastër 75