Aktualitet

Dy aksidente brenda 1 ore: Njëri në autostradën e Durrësit dhe tjetri në Elbasan, ka të plagosur rëndë

Dy aksidente brenda 1 ore: Njëri në autostradën e Durrësit

Dy aksidente të rënda janë shënuar pasditen e sotme në harkun kohor brenda një ore në dy vende të ndryshme.

Një aksident u regjistrua në aksin Elbasan-Peqin, ku janë lënduar 5 persona dhe janë në gjendje të rëndë 3 prej tyre.

Dy aksidente brenda 1 ore: Njëri në autostradën e Durrësit

Njëra nga makinat është kthyer përmbys kurse tjetra është dëmtuar në pjesën e majtë të saj në aksidentin e ndodhur  në fshatin Përparim. Shkak mendohet të ketë qenë një parakalim i gabuar, por policia ndodhet në vendngjarje për të mësuar më shumë për detajet e shkaqet.

Dy aksidente brenda 1 ore: Njëri në autostradën e Durrësit

Ndërsa aksidenti tjetër u shënua në autostradën Durrës-Tiranë. Sipas raportimeve 3 makina janë përfshirë në aksident, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca.

* Fotot nga aksidenti ne aksin Elbasan-Peqin