Dy ditë ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë: Zonat dhe orari
Disa zona në Tiranë do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike per dy ditë për shkak të punimeve që po bëhen në rrjet.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se energjia elektrike do të stakohet në zonat pranë ish-parkut të Autobusave, rruga “Don Bosko”, Zona pranë shinave të trenit, rruga “Vangjel Noti, Paskuqan, Bathore, Babrru dhe rruga Jordan Misja
Njoftimi i OSHEE
“Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 26-28 tetor gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të kryhen punime në disa fidera të NST Uzina Dinamo.
Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:
26 tetor
Pjesërisht: zona shinave të trenit, zona pas Spitalit Ushtarak, zona pranë ish-parkut të Autobusave, rruga “Don Bosko”
27 tetor
Pjesërisht: Zona prane shinave të trenit, rruga “Vangjel Noti”
28 tetor
Pjesërisht: Paskuqan, Bathore lagjet 2, 3, 5, Paskuqan 2, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe, rruga “Jordan Misja”.
Tiranapost.al.Z.B