Aktualitet

Dy javë më parë humbi babain, vdes edhe efektivi i policisë nga Covidi gjithashtu

Dy javë më parë humbi babain, vdes edhe efektivi i policisë

Një prej efektivëve të policisë së Tiranës, Ilir Nerguti nuk ia doli të fitojë luftën me Covid-19. Dy javë më parë Nerguti humbi edhe babain nga Covidi gjithashtu.

Lajmin e ka dhënë deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri në një status në rrjete sociale.

Dy javë më parë humbi babain, vdes edhe efektivi i policisë

“Prehu ne paqe miku im, sot ne humbem nje mik te mire, koleget nje profesionist ne detyren qe mbante dhe shteti humbi nje njeri te madh.

Krenar per cdo dite qe kemi biseduar dhe keshillat e tua do jene te vlefshme gjithe jetes. Do te kujtojme gjithmone Komandant Ilir Nerguti”, shkruan Valteri.

Babai i dy fëmijëve, Nerguti ishte i shtruar prej disa ditësh në spital.