Aktualitet

Dy rrugë kanë marrë sot emra të rinj, në nderim të dy personazheve të ndryshëm

Dy rrugë kanë marrë sot emra të rinj, në nderim të

Njëri figurë politike, tjetri një djalë i thjeshtë, por figurë e një heroi si Arjan Sala.

Pas vendimit të Bashkisë për të emërtuar një rrugë në njësinë nr.2 të kryeqytetit “Sokol Olldashi”, një tjetër vendim është marrë nga Këshilli Bashkiak, për të emërtuar “Arjan Sala” një rrugë në njësinë 11, tek zona e Laprakës, pranë banesës së të ndjerit që dha jetën heroikisht në krye të detyrës duke shpëtuar 25 jetë të tjera nga zjarri në magazinën e Qendrës Tregtare “Casa Italia”.

Tashmë, Tirana do të ketë një testament gjithmonë prezent të heroizmit dhe sakrificës të Salës, një njeriu të thjeshtë dhe deri më parë të panjohur, por që demonstroi karakter dhe forcë të rrallë.

Tiranapost.al