Aktualitet

Dy satelitë në hapësirë, Rama: Nuk ka më ndërtime pa leje!

Dy satelitë në hapësirë, Rama: Nuk ka më ndërtime

Dy satelitë monitorues, Albania 1 dhe Albania 2 do të jenë së shpejti në Hapësirë. Është firmosur sot kontrata 6 milionë dollarëshe për tre vjet. Gjatë prezantimit të projektit, kryeministri, Edi Rama është shprehur se dy satelitët do të zgjidhin edhe problemin e ndërtimeve pa leje përveç të tjerave.

“Për të gjithë ata që na kanë qeshur sot mund t’i them se do të kemi një inspektorat në qiell, i cili nuk ka parti, nuk ka kushërinj, nuk ka emër të përveçëm, por një sy që i shikon të gjitha. Me satelitët nuk do të ketë mundësi që të ndërtohen katet pa leje pa u vënë re që në momentin që nisin. Kjo nuk do të varet më nga inspektorë apo policë që herë pas herë nuk kanë sy fare për të parë nëse një pallat aty pranë shton dy kate, sepse sytë ia mbyll paraja”, u shpreh Rama.

Tiranapost.al