Aktualitet

Dy vende pune për komisionerë në Komisionin e Ligjeve

Dy vende pune për komisionerë në Komisionin e Ligjeve

Janë dy vende pune vakante për Komisioner, në Komisionerin Publik dhe në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Lajmi u bë me dije në Komisionin e Ligjeve. Konkretisht ka vakanca për pozicionin e zëvendësuesit të dytë për Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (shkalla e parë e vettingut) dhe një vend tjetër si zëvendësues i parë në Komisionin Publik.

Nga pozicioni i zëvendësuesit të dytë është larguar Pal Shkëmbi dhe sot Komisioni i Ligjeve ka miratuar vakancën për vendin e lënë bosh prej tij, ndërsa nga pozicioni i zëvendësuesit të parë për Komisioner Publik është larguar Darjel Sina.

*Tiranapost.al