Aktualitet

Dy vendet vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë: Këto janë 5 kandidatët që votohen sot

Dy vendet vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë:

Këshilli i Lartë i Prokuorirsë ka shpallur dy vende vakante. Prokurorët nga e gjithë Shqipëria do të votojnë sot për të zgjedhur dy prej kolegëve të tyre të cilët do të marrin postin në KLP.

Mësohet se procesi i votimit do të zhvillohet në godinën e ‘Drejtësisë’  dhe prej orës 08:00 të mëngjesit deri në orën 11:30  me kërkesë të kryeprokurorit Olsian Çela, të gjithë prokurorët do të regjistrohen pasi do të shihet nëse arrihet kuorumi prej 140 prokurorësh, në të kundërt nuk do të njihet votimi.

Sa i përket dy vendeve vakante në KLP janë ato të mbetura pas Besnik Canit dhe Arben Dollapajt.

Për këto dy vende vakante janë në garë në total 5 prokurorë. Ato janë:

Albert Kuliçaj

Dy vendet vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë:

Eloida Goxhi

Dy vendet vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë:

Moisi Duda

Dy vendet vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë:

Elona Alvora

Dy vendet vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë:

Zeqir Hoda

Dy vendet vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë:

Nuk dihet se si do të shkojë procesi i votimit, pasi sipas mediave televizive, disa prej prokurorëve janë në shtëpitë e tyre për shkak se janë infektuar me koronavirus. I pari që firmosi pasi mbërriti në polin e Drejtësisë ishte kryeprokurori Olsian Çela.

*Tiranapost.al.