Aktualitet

Dy versione nga vrasja e 22 vjeçarit mbrëmë në Bulqizë: Shoku i tij mohon ta ketë qëlluar

Dy versione nga vrasja e 22 vjeçarit mbrëmë në
Elidon Basha

Dy versione dalin nga ngjarja e rëndë mbrëmë në Bulqizë ku një 27 vjeçar dyshohet se vrau një shokun e tij 22 vjeçar. Sipas versionit të policisë, Klodian Kola, e ka qëlluar aksidentalisht me çifte gjahu shokun e tij Elidon Basha, i cili humbi jetën rrugës për spital. Por vetë Kola e ka mohuar duke thënë se nuk është ai autori, por që e kanë qëlluar persona të tjerë. Sipas dëshmisë së tij pas arrestimit, disa persona kanë qëlluar drejt tyre.

Dy versione nga vrasja e 22 vjeçarit mbrëmë në
Klodian Kola dhe viktima Elidon Basha

Policia ka arritur të sekuestrojë disa prova materiale, si armë gjahu, elektrik dore dhe motorin më të cilin dy të rinjtë thuhet se kishin lëvizur për të shkuar për gjah.

Dy versione nga vrasja e 22 vjeçarit mbrëmë në

Policia njofton:

"Falë veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, shtetasin K. K., 27 vjeç, për veprime të mëtejshme hetimore".

*Tiranapost.al.