Aktualitet

Dyshimet e para për velerinë që u gjet e braktisur! Detajet e zbuluara deri tani nga kontrolli

Dyshimet e para për velerinë që u gjet e braktisur! Detajet e

Të tjera detaje u zbuluan për velerinë që u gjet e braktisur në zonën e Patokut. Brenda mjetit lundrues me flamur slloven nuk u gjet askush dhe asnjë dokument.

Veletia ishte prej dy ditësh nën vëzhgim nga policia kufitare, ndërsa ishte nisur nga Greqia drejt Malit të Zi.

Dje policia kufitare i është afruar dhe e ka kontrolluar, ndërsa nuk gjeti asgjë komprometuese, më pas u largua duke e mbajtur në mbikëqyrje për të parë nëse do të afrohej ndonjë person. E ndërsa kaluan edhe 24 orë dhe askush nuk u afrua, policia vendosi që ta ankoronte në portin e Shëngjinit.


Dyshimet janë që veliera është marrë me qira me dokumente italiane të falsifikuara dhe se është përdorur për trafik droge dhe në momentin që është afruar policia, dy anëtarët e ekuipazhit që ishin e braktisën.

Nga policia ende nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me velierën, ndërsa hetimet me homologët vijojnë për të zbuluar se nga vinte dhe se ku ishte destinacioni.

Nga verifikimet e kryera jahti, emrin Tai Pan i përket një shtetasi italian. Gjithashtu është gjetur edhe një gomone që dyshohet të jetë përdorur për të dalë në tokë.