Aktualitet

E dashura e Hekuran Billës mohon në gjyq të ketë lidhje me ekzekutimin e tij: S’kam bashkëpunuar me autorët

E dashura e Hekuran Billës mohon në gjyq të ketë lidhje me

Adjola Lakra, vajza u përfol si e dashura e Hekuran Billës, i cili u ekzekutua më 11 qershor në Komunën e Parisit, u shfaq sot para trupit gjykues. 26-vjeçarja u shfaq e qetë gjatë seancës gjyqësore dhe e veshur me një bluzë ku shkruhej “super power”.

“Unë kam qenë e lidhur me Sebastian Malin pasi jetoja në të njëjtin pallat ku e ëma e tij kishte parkukerinë. Jemi lidhur por më pas jemi ndarë, fillimisht më ka bërë Billa ftes në Instagram kemi folur dhe jemi lidhur, ne gjithmonë takoheshim në të njëjtin vend pasi Hekurani nuk lëvizte”, tha Lakra.

Adjola Lakra nuk ka pranuar kategorikisht të ketë përfshirje me ngjarjen dhe të jetë bashkëpunëtore në thirrjen për ta nxjerr në pritë Hekuran Billën në datën 11 qershor.

Kjo dëshmi ka hedhur poshtë deklaratën e saj të parë, që u publikua nga mediat, ku pranoi se i kishte ngritur pritë të dashurit Hekuran Billa dhe se ishte paguar nga Viktor Marku për t'i dhënë informacione për Billën.

Pas përfundimit të seancës, avokati i Adjola Lakrës, tha për mediat se ajo nuk ka asnjë lidhje me ngjarjes, as ka telefonuar Billën dhe as ka marrë para për të dhënë informacion për të. Avokati tha se nuk ka prova që të faktohet akuza ndaj vajzës dhe se ajo po hetohet në rolin ndihmës.

E dashura e Hekuran Billës mohon në gjyq të ketë lidhje me

“E vërteta me sa duket nuk është as ajo që ka ndodhur dhe as ajo që provohet. E vërteta qenkan shpifjet që publikohen në gazeta. Vajza nuk i ka thënë kurrë ato që nxirrni ju. Shumë shpejt kur të dalë e lirë do flasim prapë. Sot ajo ngeli në burg për shkak të helmimit që i është bërë opinionit. I vetmi moment mëkat mund të them është fatkeqësia që përpara se të njihte viktimën ka njohur një prej të dyshuarve. Ajo po hetohet në rolin e ndihmës por do ta kuptoni që as këtë rol nuk e ka. Të vetmet prova janë vetëm deklarimet e saj të sinqerta. S’ka pasur dijeni për rastin, s’ka qenë në dijeni se kishte gjakmarrje në mes. Ditën e ngjarjes ajo s’ka telefonuar njeri, por e kanë telefonuar. U garantoj që asnjëherë as e ka ditur as është paguar. Njohja me Billën është bërë nëpër rrjetet sociale. Por nuk do them gjë më shumë, pasi nëse vazhdoj mund të cenoj hetimin”, tha ai.