Papa Françesku drejt dorëheqjes. Nuk dihen ende arsyet

E Hënë 20 Qershor 2022, 13:52
TiranaPost
Gazetarja amerikane Megyn Kelly, nga Vatikani raporton se Papa Françesku, mund të japë dorëheqjen.
“Ne jemi në Vatikan për pushime, por raportimet tregojnë se Papa Françesku mund të japë dorëheqjen, nuk është ende e konfirmuar, por po ndodhin shumë gjëra të pazakonshme këtu”, thotë gazetarja.
Ajo shprehet se ka pasur shumë lëvizje sot në Vatikan dhe se është parë një prani e madhe e kardinalëve.
Unusual activity at the Vatican as reports break that Pope Francis may be about to resign. (And we are there!) pic.twitter.com/P2AetNECH1
— Megyn Kelly (@megynkelly) June 20, 2022