Aktualitet

E infektuara me koronavirus shëtiste nëpër Berat, policia gjobit 37-vjeçaren

E infektuara me koronavirus shëtiste nëpër Berat, policia gjobit

Është gjobitur me 700 mijë lekë shtetasja E.Z. E infektuar me Covid dhe e detyruar të respektonte karantinën, E.Z shëtiste në qytet duke u bërë burim infeksioni për të tjerët.

 Në zbatim të Aktit Normativ, për këtë shtetase, Policia e Beratit ka vendosur masë administrative 700.000 lekë.

Policia u bën thirrje të gjithë personave të prekur nga COVID-19, që të respektojnë me rigorozitet rregullat e vetëkarantinimit, të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë në mbrojtjen nga COVID-19.