Aktualitet

U infektova me Covid në korrik! Gazetari Dritan Hila tregon si e kaloi virusin

U infektova me Covid në korrik! Gazetari Dritan Hila tregon si e kaloi

Gazetari Dritan Hila e ka kaluar Covid-in gjatë sezonit të verës. Ndërsa pohoi për herë të parë se ka qenë i infektuar, Hila tregoi se nuk ka patur komplikacione.

“E kam kaluar në korrik, pata fatin që doktor Alban Beltoja ishte me pushime dhe më ndoqi për qejf të vet. Nuk i rashë në qafë doktor Piperos se në atë kohë ishim të mbytur. Të falenderoj sidomos për anën psikologjike që më mbajte sipër. Në momentin kur e merr vesh që je i infektuar është ajo frika e parë që të sulmon. Bashkë ishim kur prisnim ditën e 13-14 si do të reagoja, do të merrja majtas apo djathtas. Për fat e kalova në një formë shumë të lehtë”, tha Hila në emisionin që drejton “Arena”.

Moderatori nuk dha të tjera detaje, ndërsa kujtojmë se bashkëshortja e tij, Rudina Xhunga, e cila prej kohësh bën thirrje për rëndësinë e mbajtjes së maskave, duket se bashkë me të bijën nuk është prekur nga virusi.