Aktualitet

Nuk ka marrëveshje: Turpëruat AlbControl-in dhe e kthyet në dyqan lagjeje! Balluku i bën thirrjen e fundit kontrollorëve

Nuk ka marrëveshje: Turpëruat AlbControl-in dhe e kthyet në dyqan

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku me anë të një deklarate për shtyp ka deklaruar se greva e AlbControl është e orkestruar nga politika dhe është shprehur se të gjithë punonjësit që nuk po kryejnë detyrën do të përballen me drejtësinë.

“39% e kostove operacionale vijnë nga kostot ekstravagante të pagave të këtyre punonjësve. Dhe nuk krahasohen me punonjësit e administratës sociale. Dhe e meritojnë sepse kanë në dorë jetë njerëzish, deri sot që vendosën të vendosin traun dhe ta kthejnë në pronë private hapësirën ajrore të Republikës të Shqipërisë.

Unë nuk po them që të gjithë janë ashtu, por një pjesë e madhe kanë qenë të përfshirë në politikë dhe mjeshtrat e politikës e kthyen hapësirën ajror të Shqipërisë në plaçkë. Sot po qëndrojnë brenda në zyrë ata që kanë turnin për të mos e konsideruar këtë që po ndodh “braktisje detyre”, por dua t’iu them këtë kontrollorëve: Braktisjen e vendit tuaj të punës e kanë dëshmuar gjithë shqiptarët. Fakti se qëndron në korridor, ose përpara konsolës nuk do të thotë se punoni dhe nuk do të justifikoheni me këtë kur të shkoni përpara drejtësisë. Detyra juaj është të kontrolloni trafikun ajror dhe t’i ofroni shërbime qytetarëve.

Një ndërtesë e sigurisë së lartë, nuk mund të qëndrojnë persona që nuk kanë asnjë funksion. Të gjithë personat që nuk kryejnë punën do të fillojnë të nxirren jashtë që nga ky moment.

Ju që jeni rritur profesionalisht në AlbControl dhe i qëndroni parimit të shërbimit të qytetarëve jeni të lutur të riktheheni në punë, ju të tjerët do të nxirreni jashtë.”

Tiranapost.al