Aktualitet

E larguan nga fusha e futbollit, Andi Lila kryebashkiakut të Kavajës: Ilegjitim, paske filluar punë edhe si numërues votash tek PD

E larguan nga fusha e futbollit, Andi Lila kryebashkiakut të Kavajës:

Ish futbollisti i Kombëtares Andi Lila shkoi në Fushën e Vjetër të Kavajës por atij iu kërkua të largohej. Andi Lila po bënte një intervistë për jetën e tij futbollistike por dy zyrtarë të Bashkisë Kavajë ndërprenë gjithçka. Për ish futbollistin ky incident ndodhi për shkak të kanditaturës së tij si deputet me Partinë Demokratike. Ndërsa Redjan Krali kryetar i Bashkisë Kavajë ka thënë se Andi Lila është sot i mbështetur nga ata që dje e votonin kundër, ndërsa mohon se arsyeja e kërkesës së largimit ishte për qëllime politike. Sot ish futbollisti ka vijuar me replikat ku e quan kreun e Bashkisë së Kavajës ilegjitim.

Andi Lila: 

Per ty kryetari ilegjitim i Bashkisë Kavajë që paske filluar punë edhe si numërues votash tek PD-ja.
Te ftoj të bëhesh burrë siç duhet të jetë një Kryetar Bashkie.
Trego forcë karakteri, prano urdhërin e gabuar që ju dhe vartësve të tu dhe për këtë kërko falje: Jo Andi Lilës por qytetarëve të Kavajës të cilër i ndave, me ty e kundër teje.
Justifikimi që i bën një urdhëri të gabuar nga gabim e kthen në faj .
Justifikimi qê ngre se: paskam penguar “shpërqëndruar” stërvitjen e ekipit të fëmijëve është mjeran dhe tregon mangësi intelektuale.
Z.Krajli mos mashtroni pasi me zë e figurë u pa qartë arsyja përse mu kërkua largimi nga fusha e futbollit,
Duke u justifikuar me këto argumenta bajate ju jo vetëm nuk po kontribuoni në shuarjen e ndasisë politike që ju keni mbjellë në Kavajë por po i fryni më shumë këtij zjarri.
Nuk dua ta zgjas më këtë debat pasi vlerësoj se me bashkëqytetaret e mi Kavajas janë shumë më shumë gjërat që me bashkojnë se ato që më ndajnë dhe aq më pak politika.
Sigurisht që bashkë mund ta sqarojmë këtë çështje edhe në organet ligjore por jam i bindur se në fund fajin do t’ja hidhni vartësve tuaj gjë të cilën e paraprini dhe në postimin tuaj duke thënë se “Kryetari delegon nuk urdhëron “. Unë absolutisht nuk dua që për urdhërat tuaj të paligjshme të penalizohen ata çuna që erdhën të turpëruar pasi unë jam plotësisht i bindur se ata nuk kanë faj pasi kanë zbatuar urdhërin tuaj, pra fajtor jeni vetëm ju.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andi Lila (@andilila)