Aktualitet

E premtja pushim për administratën

E premtja pushim për administratën

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e tij të fundit që ditën e premte 3 janar të vitit të ri 2025 ta shpallë pushim për administratën shtetërore.

Në vendim shkruhet se kjo ditë do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda gjashtëmujorit të parë të atij viti.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.