Aktualitet

E rëndë në Lushnje, 82-vjeçari plagos vajzën me armë gjahu dhe më pas vret veten

E rëndë në Lushnje, 82-vjeçari plagos vajzën me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje. Një 82-vjeçar pas një konflikti të çastit ka plagosur vajzën e tij me armë gjahu. Pasi ka qëlluar vajzën rreth të 40-ve, ka vrarë vetën e tij po me armën e zjarrit.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që vajza ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak Rreth orës 15:15, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten. Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.